KMDLNj: Kontributi i mirë i shërbimit korrektues të Kosovës në luftë kundër pandemisë

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit , Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka bërë ftesë që të sigurohet një kujdes shtesë për mbrojtjen e personave të privuar nga liria dhe stafit korrektues . Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Shërbimi Shëndetësorë i Burgjeve , në koordinim dhe përkrahje të ministrive përkatëse , Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë ka ndërmarrë masat e ngutshme që të mbrohën jetët e personave të privuar nga liria dhe stafit korrektues si sigurimi i maskave mbrojtëse , dorëzave dhe materialit dezifenktues sikur dhe ka caktuar hapësira të mjaftueshme dhe të domosdoshme për vendosjen e të prekurve eventualë nga virusi COVID – 19. Në këtë kontekst Shërbimi Shëndetësorë i Burgjeve ka siguruar kushte që mostrat për analiza për të dyshuarit të dërgohen në Prishtinë nga ky Shërbim pa pasur nevojë të dërgohen të burgosurit .

Nga dita e premte , me nismë të Shërbimit Korrektues të Kosovës i cili ka siguruar materialin e nevojshëm , shtatë ( 7 ) të burgosura në Qendrën Korrektuese për Femra kanë filluar të qepin maska  mbrojtëse për stafin korrektues dhe për të burgosurit. Të burgosuarat e kësaj Qendre punojnë me vullnet të madh , me një orar nga ora shtetë ( 7 ) e mëngjesit , deri në ora 22.00 dhe , deri më tani kanë qepur mbi 1000 maska mbrojtëse duke kontribuar konkretisht në mbrojtje më të madhe për të burgosurit dhe stafin korrektues. Me shtimin e numrit të të burgosurave në qepjen e maskave mbrojtëse , KMDLNj shpreson se do të sigurohen sasi të mjaftueshme për nevojat e Shërbimit Korrektues të Kosovës .

Këtë nismë të SHKK –ës , KMDLNj e vlerëson shumë sikur që e vlerëson punën e palodhshme të të burgosurva të cilat edhe në këto çaste të vështira bëjnë përpjekje të japin kontributin e tyre në luftë kundër pandemisë.

Sipas informatave të KMDLNj –së , deri më tani nuk ka asnjë person të privuar nga liria apo nga stafi korrektues që janë të prekur nga COVID -19.

KMDLNj –ën për çdo ditë e thërrasin personat e privuar nga liria , qoftë të paraburgosur apo të dënuar për t’u informuar për gjendjen dhe të drejtat që iu takojnë e që aktualisht , për shkak të situatës së emergjencës shëndetësore , nuk kanë mundësi t’i realizojnë. KMDLNj po kërkon mirëkuptim nga personat e privuar nga liria që të kontribuojnë në tejkalimin e situatës e që pastaj të punohet që të drejtat që iu janë mohuar për shkak të situatës , t’iu kompensohen.

KMDLNj vlerëson se , deri më tani sjellja e të privuarve nga liria është pozitive , bashkëpunuese dhe kontribuese për tejkalimin e situatës . KMDLNj e vlerëson shumë kontributin e drejtorëve të këtyre qendrave , stafit korrektues , administrativ dhe shëndetësorë në përpjekje të tejkalim të situatës si dhe ndihmën që po ua japin Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë .

Të ngjashme