KMDLNj: Një veprim i pamenduar e rrezikon jetën e të dënuarit!

Prishtinë | 19 Pri 2019 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive në Prishtinë i është drejtuar i dënuari Sh. M.  në vuajtje të dënimit në burgun për Siguri të Lartë në Gërdoc duke shfaqur shqetësim të thellë për sigurinë e tij dhe jetën sa është në vuajtje të dënimit në BSL si dhe për jetën e anëtarëve të familjes që , gjithashtu , sipas të dënuarit Sh. M janë të rrezikuar. I dënuari Sh. M . në vuajtje të dënimit në BSL në Gërdoc ka deklaruar në KMDLNj se pikërisht për faktin se është dëshmitar kundër B. K, prokurori i rastit ka kërkuar masë mbrojtëse për Sh. M prandaj për shtatë (7) vite me radhë nuk i lejohet të kontaktojë me asnjë të burgosur apo të dënuar. Për më tepër, futja në një autoburg bashkë me B. K  me ç’rast sipas të dënuarit Sh. M është kërcënuar ai dhe familja e tij është një sinjal i qartë që autoritetet ia kanë dërguar që të mos dëshmojë kundër B. K e që realisht është dëshmitar.

“Duke mos hyrë në këtë raport midis të dënuarve, KMDLNj i përkujton Shërbimit Korrektues të Kosovës se ka përgjegjësi për sigurinë dhe jetën e të gjithë personave të privuar nga liria për aq kohë sa ata janë nën kujdesin e SHKK-së. Është praktikë e njohur deri më tani që dy të privuar nga liria, në rast se kanë konflikt, nuk vendosen në të njejtin burg apo vendosen në krahët e burgut ku takimi i tyre bëhet i pamundur. Në rastin konkret kur Sh. M . dëshmitar kundër të dënuarit B. K vendosen në një autoburg të përbashkët, është lëshim i rëndë profesional që seriozisht mund të rrezikojë jetën edhe dëshmitarit Sh. M . si dhe të dënuarit B. K. prandaj KMDLNj kërkon hetime të shpejta për rastin si dhe ndërmarrjen e masave që në ardhmen të mos përsëriten rastet e ngjashme”.

Të ngjashme