KMDLNj: BE po zbaton standarde të dyfishta në çështjen e krimeve të luftës

Prishtinë | 18 Pri 2018 | 14:08 | Nga

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka thënë se Bashkimi Europian po zbaton standarde të dyfishta sa i përket çështjes së krimeve të luftës dhe faljes që ka bërë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndaj personave të dënuar për krime lufte.

Sipas KMDLNj, ky fakt është shqetësues pasi nënkupton ndërhyrje flagrante në pavarësinë e institucioneve mbajtëse dhe përgjegjëse për lirim të parakohshëm të personave të dënuar sikur edhe në të drejtën kushtetuese e që është e pamohueshme e presidentit për të falur të dënuar që kërkojnë falje , si e drejtë që iu takon.

Ky reagim i këtij këshilli vjen vetëm një ditë pas Bashkimi Europian solli raportin vjetor të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku janë identifikuar disa përparime të vogla e që për ta janë shumë të rëndësishme për rrugëtimin e Kosovës për të qenë pjesë e familjes europiane.

KMDLNj thotë se në Kosovë është e përcaktuar me ligj mënyra dhe kushtet se si të dënuarit mund të kërkojnë dhe të përfitojnë falje nga presidenti i Kosovës dhe falja nga presidenti është vullnet dhe vendim si edhe e drejtë ekskluzive e presidentit.

Me legjislacionin në fuqi në Kosovë , çdo i dënuar , pavarësisht sa është dënuar dhe për çfarë vepre është dënuar , nëse e pranon dhe me sukses e kalon programin e ri-socializimit , ka të drejtë , pas një kohe që e vuan dënimin të kërkojë beneficione.

Më tej sipas KMDLNj-së, çështja e krimeve të luftës është çështje e ndjeshme dhe në rrethanat e saj , më shumë është çështje politike se çështje e drejtësisë .

Në veçanti çështja e faljes apo lirimit të parakohshëm të të dënuarve për krime lufte në Kosovë i nënshtrohet një politizimi të skajshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme