KMDLNj viziton të dyshuarit për plagosjen e Vllasit

Prishtinë | 14 Mar 2017 | 11:38 | Nga

Monitorues të KMDLNj-së, në kuadër të mandatit të tyre vizituan Qendrën e Ndalimit në Prishtinë pas njoftimit se janë arrestuar personat të cilët dyshohen se kryen atentatin ndaj Azem Vllasit.

Sipas KMDLNj-së, M. J. pohoi se ai ishte arrestuar të hënën rreth orës 10:00 në Prishtinë dhe se sjellja e Policisë së Kosovës ka qenë shumë korrekte dhe nuk pati asnjë vërejtje.

Në Qendër të Mbajtjes ai është njoftuar me të drejtat që i takojnë dhe nuk pati vërejtje për sjelljen e stafit.

“M.J. i ka deklaruar KMDLNj-së se edhe terapinë që e ka përdorur para arrestimit, të njëjtën e merr edhe në Qendrën për Mbajtjes. Ai kishte problem me frymëmarrje dhe e përdorë aparatin sikur edhe probleme me depresion dhe për këtë ka trajtim të përditshëm”, njofton KMDLNj.

“Edhe i ndaluari A. Ll. pohoi se ndaj tij ka pasur sjellje të mira dhe nuk pati asnjë vërejtje në as në sjelljet e Policisë së Kosovës gjatë arrestimit, transportimit, marrjes në pyetje, por as ndaj sjelljes së stafit të Qendrës së Mbajtjes”.

Sipas KMDLNj-së, të dy janë njoftuar me të drejtat që u takojnë dhe aktualisht kanë të angazhuar edhe mbrojtës.

“Të intervistuarit kanë deklaruar se që nga arrestimi , ora 10.00 e deri sot në mëngjes atyre nuk u është ofruar ushqim ndonëse kanë kërkuar. Sipas rendit shtëpiak , në Qendrën e Mbajtjes darka servohet në ora 17 .00 kurse të arrestuarit janë vendosur në ora 21.00”.

Monitorues të KMDLNj-së vlerësojnë se gjatë qëndrimit në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë nuk ka pasur shkelje të drejtave të personave të privuar nga liria. KMDLNj vlerëson lartë punën korrekte të zyrtarëve policorë në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë përkundër kushteve jo-adekuate për punë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme