Koci i ndërlidh zgjedhjet e Serbisë me mosdënimin e kriminelëve serbë

Prishtinë | 02 Pri 2017 | 12:30 | Nga

Avokati, Arianit Koci nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka përkujtuar 18 vjetorin e vrasjes nga forcat serbe të 86 civilëve në Krelan të Gjakoves.

Koci ka thënë se pikërisht në ditën e përkujtimit të këtyre personave në Kosovë po mbahen zgjedhjet presidenciale serbe.

Tutje ai thotë se kriminelët duhet të dënighen dhe të kërkohet falje për gjenocidin që është bërë në Kosovë.

Postimi i plotë:

Derisa sot me pikëllim po e shënojmë 18 vjetorin e vrasjes së 86 civilëve në Kralan të Gjakovës, nga forcat ushtarake dhe policore serbe, në Kosovë po mbahen zgjedhjet e rregullta presidenciale të Serbisë.

Për krimet monstruoze të pushtetit gjenocidal të Serbisë, ende askush nuk ka kërkuar falje.

Jemi popull me zemër të madhe, por fryma e fqinjësisë së mirë mund të kultivohet vetëm nëse kriminelët dënohen, dhe kërkohet falje për gjenocidin që është bërë në Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme