Koci: Në Shqipëri shërbimi në restorante është më i dobëti në regjion

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 20:46 | Nga Ekonomia Online

Avokati Arianit Koci ka folur në Pressing rreth përshtypjeve të tij rreth bregdetit shqiptar. Mendon se Shqipëria ka natyrë fantastike por se shërbimi është shumë i dobët.

“Unë Shqipërinë e shoh në tre rrafshe. I pari si turizëm patriotik. Në fund të fundit ne jemi dy shtete por jemi vëllezër. E shoh edhe si vend që mund ta eksplorosh një natyrë fantastike, bukuri të rrallë ka Shqipëria. E treta, pika më e dobët e Shqipërisë si vend për pushim, për shkak se me shkua në Shqipëri në pushim është shërbimi më i dobëti në regjion”, tha Koci.

‘Pastërtia ka fillu gradualisht me u ngrit por shërbimi në restorante është ende shumë i dobët”, shtoi ai.

“Edhe pse një kohë ne kemi mëndu që çmimi e determinon shërbimin e mirë, por tash po del që nuk është ashtu. Jugu është barazuar me Malin e Zi sa i përket çmimit e në Mal të Zi është shërbimi më i mirë se në Shqipëri”, theksoi Koci.

Të ngjashme