Koci: Nuk dua të besoj që Franca e bllokon liberalizimin e vizave për faktin që Kosova është shtet laik, me shumicë myslimane

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Avokati Arianit Koci ka thënë se Franca ka keqpërdorur pozitën e saj në BE duke bllokuar liberalizmin e vizave për Kosovën.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk sheh asnjë arsye për legjitime kur Gjermania e shumë shtete janë deklaruar për të bllokohet ky proces.

Koci ka shkruar se ” nuk po dua të besoj që Franca e bllokon liberalizimin e vizave vetëm për faktin që Kosova është shtet laik, me shumicë myslimane”.

Postimi i plotë i tij:

Franca e ka bllokuar liberalizimin e vizave për Kosovën vetëm pse ka mundur.

Nuk po e shoh asnjë arsye legjitime derisa Gjermania dhe shumë shtete tjera, janë shprehur pro liberalizimit, qe disa vite.

Thjesht, francezët e kanë keqpërdorur pozitën e saj karshi BE-së, për t’i shtyer agjendat e veta, kryesisht që lidhen me problemet e brendshme dhe zgjedhjet në Francë.

Në anën tjetër, nuk po dua të besoj që Franca e bllokon liberalizimin e vizave vetëm për faktin që Kosova është shtet laik, me shumicë myslimane.

Sidoqoftë, në vitin 2022 janë zgjedhjet presidenciale në Francë. Nëse nuk ndryshon diçka urgjentisht, vetoja franceze mbetët deri me 2023 – së paku.

Duke e pasur parasysh ngathtësinë e administratës së BE-së, në rastin më të mirë, liberalizimi mund të ndodh në vitin 2024.

Nuk kemi kohë aq shumë.

Tash e tutje, dialogu duhet të kushtëzohet me liberalizim.

Pa i zgjidhur çështja e getos në të cilin jemi padrejtësisht – nuk kemi më çka të bisedojmë me askend.

Problem në vete është fakti që shumica e politikanëve tanë e kanë nënshtetësinë e Shqipërisë. Atyre nuk iu duhen vizat.

Prandaj,  janë të relaksuar në këtë drejtim. Thjesht, nuk e kanë idenë së në çfarë perpipetish kalon qytetari kosovar, me rastin e aplikimit për vizë. Plus, shpenzimet enorme, që shpesh kurorëzohen me refuzim të vizës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme