Kocijançiq: S`ka dështim nëse nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi në 2019-ën

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 15:16 | Nga

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq tha sot se nuk është një dështim nëse nuk ka marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës në 2019, siç tregohet në projekt-strategjinë për Ballkanin Perëndimor.

“Për mua, arritja e një marrëveshjeje nuk është kurrë një dështim”,tha ajo.

E pyetur nëse një ndryshim i kufijve është një opsion për një zgjidhje të përhershme, ajo vuri në dukje se BE ka theksuar shumë qartë parimet e negociatave.

“BE po punon për një marrëveshje të bazuar në të drejtën ndërkombëtare, e cila do të ishte realiste dhe e pranueshme për të dyja palët. Qëllimi është një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme që do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura “, shtoi Kocijançiq, transmeton Klan Kosova.

Ajo gjithashtu theksoi se BE-ja ka rritur angazhimin e saj ndaj Ballkanit Perëndimor dhe se dialogu ka hyrë në një fazë të dytë, më dinamike, por që nuk duhet të ketë diskutime për afatet e mundshme.

Duke iu referuar fjalimit të dhënë nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në Kosovë, Kocijančiç nënvizoi se “nuk duhet lënë asnjë hapësirë ​​për dykuptimësi apo lëvdata ndaj politikës dhe veprimeve të (ish-Presidentit të Serbisë dhe Jugosllavisë) Milosheviq”, duke shtuar se vendimet e gjykatat vendase dhe ndërkombëtare janë më se të qarta në këtë rast.

“Pajtimi, normalizimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore do të jenë të mundshme vetëm kur politika e së kaluarës të kapërcehet dhe të braktiset”, përfundoi ajo, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme