Kodra publikon një përgjigje nga qeveria, tregohet a janë të ligjshme grevat e puntorëve shëndetësorë

Prishtinë | 04 Jan 2022 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqësi i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Besim Kodra, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se nga zyra ligjore e kryeministrit Albin Kurti i kanë thënë se grevat në sektorin e shëndetësisë nuk janë të ligjshme.

Me këtë rast, Kodra ka thënë se viktimizimi i pacientëve me veprime jo ligjore është i pa pranueshëm.

Sipas tij, me këtë çështje do të duhej të merreshin institucionet e drejtësisë!

Kodra u ka kërkuar punëtorëve shëndetësorë që të kërkojnë rritje të pagave, por që të mos i përdorin pacientët në këto raste.

Shkrimi i tij i plotë:

Zyra Ligjore e Kryeministrit është përgjigjur në pyetjen e parashtruar se a është e ligjshme greva në sektorin e shëndetësisë kur e dijm se kemi një vendim aktiv për shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik.

Përgjigjeja është JO, nuk është e ligjshme një grevë e tillë!

Viktimizimi i pacientëve me veprime jo ligjore është i pa pranueshëm! Me këtë qështje do të duhej të merreshin institucionet e drejtësisë!

Kërkoni paga e mos u ndalni asnjëhere, por pacientët nuk u’a kanë me borxh dhimbjen që ju të rrisni mirëqenien! Ata mos i përdorni si armë në luftën që ju e bëni për rritjen e mirëqenies!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme