“Kohëra të trazuara: Si do të duhej Kosova të reagonte ndaj krizave të shumëfishta me të cilat përballet?” – KFOS-i promovon librin e profesorëve evropianë

Prishtinë | 24 Nën 2022 | 14:30 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) ka promovuar librin “Kohëra të trazuara: Si do të duhej Kosova të reagonte ndaj krizave të shumëfishta me të cilat përballet?”, raporton Ekonomia Online.

Lura Limani, drejtoreshë e programeve në KFOS, tha se ky libër është shkruar nga një grup i selektuar i autorëve që janë profesorë në mbarë Evropën e që kanë bërë hulumtime në Kosovë.

Ajo ka sqaruar se autorët kanë punuar pothuajse një vit në këtë libër dhe se për shkak të temave të trajtuar e të dhënave cilësore, libri do të jetojë gjatë.

“Është edituar nga autorë që janë profesor në mbarë Evropën si dhe është shkruar nga një grup i selektuar i shkrimtarëve të cilët kanë punuar pothuaj se një vit, që kanë bërë hulumtime në Kosovë dhe kanë shkruar hulumtime origjinale. Ky libër do të ketë një jetë mjaftë të gjatë”, tha ajo.

Ioannis Armakolas, profesor i asocuar në Universiteti i Maqedonisë së veriut, tha se ky libër është ndërtuar në pesë shtylla.

Ai tha se hulumtimi për këtë libër ka qenë i vështirë për shkak të pandemisë. Armakolas më pas ka sqaruar se pjesë e librit është edhe integrimi evropian i Kosovës dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Ka qenë një pjesë mjaftë sfiduese për shkak të pandemisë, dhe normalisht kemi vendosur së është një ide mjaftë e mirë që të kemi një libër për krizat. Vetë libri është i strukturuara në pesë shtylla të ndryshme, pjesa e para është për dinamikën e komunitetit, pjesa e dytë është për Covdi-19 dhe sfidat e politikëbërjesë, e treta për ndryshimet klimatike dhe tranzicioni energjik, kapitulli i katërt i librit është integrimi evropian dhe pjesa e pestë e librit  është për marrëdhëniet ndërkombëtarë të Kosovës”, tha ai.

Hana Bacaj, udhëheqëse e hulumtimeve në “Ubo Consulting”, u shpreh se për këtë libër tema që ka mbuluar ka qenë ndikim që ka pasur pandemia në bizneset e udhëhequra nga gratë.

Ajo tha se nga të dhënat në Kosovë vetëm 11 për qind e bizneseve janë të regjistruara në emër të grave.

“Tema të cilën e kam mbuluar unë është impakti i Covid-19 në bizneset e udhëhequra nga gratë në Kosovë. Pikat kyçe kanë qenë se si politikëbërja ka ndikuar në këto. Fokusi kryesore ka qenë se në çfarë zgjerimi qeveria ka integruara bazat gjinore. Ka qenë kohë mjaftë e vështirë shumë politikanë që i kam intervistuara ata nuk kanë pasur njohuri për këto politika”.

“Në Kosovë edhe pse kemi mungesë të dhënave,  vetëm 11 % të bizneseve biznese janë të regjistruara apo të udhëhequra nga gratë. Në këtë shkrim e ka pasur dallimet gjinore dhe sfidat që ato janë përballur gjatë pandemisë, që nuk kanë pasur shumë shitje. Disa nga të gjeturat janë për pakot fiskale që janë bërë në atë kohë dhe që nuk i kanë targetuar drejtpërdrejt gratë, përderisa pakoja e dytë është bërë drejtpërdrejt për gratë”, tha Bacaj.

Ana Krstinovska, presidente e Institutit maqedonas “ESTIMA”, tha se ajo ka punuar për 15 vjet në Kinë dhe gjatë punimit të doktoratës së saj nuk ka parë askund që të flitet për Kosovën.

Ajo tha se në këtë libër është bazuar në marrëdhëniet e Kosovës me jashtë. Krstinovska u shpreh se nga ajo që ka lexuar në mediat e Kinës kanë qenë vetëm lajme negative për Kosovën.

“Kam punuar në Kinë më shumë se 15 vite dhe kur kam shkruar doktoratën jam fokusuar në zhvillimin e Kinës në Ballkanin Perëndimore dhe asnjëra nga publikimet që kam shkruar nuk është përmendur Kosova. E kam parë që askush nuk ka shkruar sa i përket ndikimit të Kinës në Kosovë. Serbia dhe Kina kanë zhvilluar marrëdhënie shumë miqësore mes tyre. Kam bërë analizën e mediave të popullarizuar të Kinës dhe mediave sociale dhe të shoh se çfarë thotë Kina për Kosovën, dhe është pothuajse çdo gjë negative. E vetmja gjë pozitive që kam dëgjuar ka qenë sporti, për xhudon, gjithmonë ka pasur lajme negative. Qytetarët e Kinës janë mjaftë mbështetës për Serbinë, dhe nëse i pyesim ata sigurisht që do të përgjigjen se Serbia duhet ta marr kontrollin në Kosovë”, tha ajo.

Marta Spzala, hulumtuese e lartë në Qendrën për Studime Lindore në Varshavë, tha se për këtë libër ka bërë studimin se si “varfëria e energjisë” ka ndikuar te popullsia.

Ajo tha se bazuar në të dhënat 40 për qind e popullsisë jetojnë në “varfëri energjetike”, duke shtuar se  marr parasysh rritjen e çmimeve ky dimër do të jetë mjaftë i vështirë për një pjesë të madhe të popullsisë.

“Mbarë Evropën po merren me problemet energjike. Termocentralet në Kosovë janë mjaftë të vjetra, situata këtu është mjaftë problematike sa i përket statistikave. Studimi im është bazuar në intervista me personat që kanë punuar, personat e varfër, me personat që jetojnë në pjesën rurale”.

“Kur udhëtoj në gjithë Kosovën e shohim se ka varfëri energjike. Sepse bazuar në të dhënat 40% e popullsisë jetojnë në varfëri energjetike. Në rrethanat aktuale kur kemi inflacion të lartë në Kosovë ku shumë familje të ndryshme po përballen me problem, mendoj që ky dimër do të jetë mjaftë i vështirë, sepse kur kontrollojmë të dhënat e tyre e shohim se ata jetojnë sot për nesër”, tha ajo.

Gzim Krasniqi, ligjërues i lartë në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ka qenë redaktor i këtij libri, u shpreh se beson që ky libër të jetë një udhëzues mjaftë i mirë.

“Libri është mjaftë fasinues, për mua ka qenë një befasi e madhe që të shoh gjeneratën e re të Kosovës, gjenerata e bursistëve në Kosovë janë më të aftësuar në gjuhët e huaja. Pika tjetër është çështja e temave të cilat i kemi folur për librin, temat janë studiuar dhe kanë qenë mjaftë specifike”.

“Pika e tretë është e lidhur me relevanten e studimit, kjo do t’i shtyjë barrierat. Nuk kam dyshim që ky libër do të shkoj shumë mirë, do të jetë një udhëzues mjaftë i dobishëm”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme