KOK kërkon nga Hoti dhe Dumoshi që të formohet një muze i sportit

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 14:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministren e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi kanë vizituar Komitetin Olimpik të Kosovës, ku edhe kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi mes MKRS-së dhe KOK-ut, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesi i KOK-ut, Besim Hasani kërkoi nga institucionet që të ndihmojnë sportin me infrastrukture, poashtu ai adresoi nevojën që Kosova të ketë një Muze të Sportit.

“Kjo njohje e Komitetit Olimpik të Kosovës, nga ana e sesionit të 127 i Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë, i hapi rrugën që sportistët të marrin pjesë në lojëra olimpike. Ne morëm pjesë në Rio me 8 sportiste. Kosova radhiten ne mesin e 100 shteteve qe kanë medalje olimpike. Këto 6 vite ja kemi dalë të punojmë me suksese, kemi hartuar plane strategjike. Kemi organizuar seminare të avancuar për administrator të sportit. Kemi organizuar seminare edhe për trajner, kemi organizuar forume ndërkombëtare. Falë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës kemi arritur të bëjmë një sistem më të avancuar për sportin. Mbështetja e fundit në funksion të ndihmës për klube të cilat vërtet ka pasur nevojë, ne jemi mirënjohës për të gjithë që kanë dhënë mbështetje. I kushtojmë barazisë gjinore ne kemi 5 gra prej 16 sa jemi. Është hera e parë që na viziton në hapësirë nga një kryeministër. Planet strategjike për vitet në vijim janë në proces. Infrastruktura sportive kemi më tepër mbështetje. Kemi nevojë për mbështetjen e karrierës post sportive, sepse në shume vende fëmijët fitojnë kreditë pse merren me sport. Kërkojmë që jo të jenë dy orë, por 5 orë në Edukatën Fizike, dhe kemi nevojë për një agjenci anti-doping. Poashtu kemi nevojë për me shumë staf. Kemi nevojë për një muze, pasi është gjynah që kontributi i Majlindës të mos shfaqet diku”, tha Hasani.

Tutje, kryeministri Avdullah Hoti tha se sektori i sportit ka filluar me gjeneru aktivitet ekonomikë, duke shtuar se KOK-ut s’do t’i mungojë mbështetja institucionale.

“Vërtetët fjala e juaj ishte e plotë dhe përmbajtjesore. Unë dëshiroj me ju falënderuar për ndërtimin e lidershipit dhe mbajtjen e bashkëpunimin me të gjitha federatat. Ky sektor ka filluar me gjeneru aktivitet ekonomikë. E ka një stilit, komiteti dhe të sigurojnë dhe pavarësimin. Besoj që marrëveshja e mirëkuptimin që do të nënshkruhet sot do të çojë peshë. Do të punojmë bashkë dhe keni mbështetjen maksimale”, tha Hoti.

Ndërsa, ministrja Vlora Dumoshi tha se nënshkrimi i marrëveshjes është përgjigje se do të vazhdojë bashkëpunimi në mes MKRS-së dhe KOK-ut.

“Është kënaqësi e veçantë me shënuar 6 vjetorin. Ju falënderojmë për përpjekën e juaj që ne të jemi pjesë e ndërkombëtareve. Ne kemi një bashkëpunim të mirë me komunitetin dhe të gjithë. Besoj që me shumë zë që Kosova është e vetmja në rajon që e përkrah më shumë sportin. Kjo do të thotë shumë se Qeveria Hoti ka një program për sportin. Kryeministri u zotu që ne do të qëndrojmë prapa. Ky nënshkrim është një përgjigje se do të vazhdojmë të bashkëpunojmë. Unë pres që lojërat të cilat luhen të ketë një impact që të mos shfaqim dhunë.”, tha ajo.

Të ngjashme