KOK shpall laureatët e vitit 2020, Hoti: Sportistët do të vazhdojnë të përkrahen

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 16:39 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë ceremonisë për zgjedhjen e Laureatëve të vitit 2020, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, tha se pavarësisht ndryshimeve në Qeveri, sportistët do të vazhdojnë të përkrahen, raporton Ekonomia Online.

“Padyshim pjesa më e ndritshme është periudha e pasluftës ku na kanë nderuar edhe ndërkombëtarisht sportistët tanë. Pandemia po vazhdon ende dhe po vazhdon ta sfidojë sportin. Megjithatë ka treguar rezultate duke sjellë 20 medalje. Pavarësisht ndryshimit në Institucionet në Qeveri gatishmëria do të jetë e vazhdueshme”, tha Hoti.

Po ashtu, ministrja në detyrë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, tha se sporti ka qenë gjithmonë i rëndësishëm dhe do të mbetet pavarësisht se kush është në pushtet.

“Kemi pasur një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me sportistët. Unë kam nënshkruar 115 memorandume bashkëpunimi ku pjesa më e madhe ka qenë në sport. Është e rëndësishme edhe ligji për sponzorizim. Ajo tha se me pakon emergjente kanë përfituar shumë sportistë. Pushtete shkojnë e vijnë por ju sportistë jeni më të rëndësishëm duke filluar nga Majlinda e Distria që t’i mbështesim jo vetëm në 39 vende por edhe më lartë”, tha ajo.

Presidenti i Komitetit Olimpik, Besim Hasani, tha se sukseset e vitit 2020 kanë qenë të shumta, duke shtuar se do të vazhdojnë përkrahjen ndaj sportistët

“Brendi i Komiteti Olimpik ka bërë emër edhe jashtë Kosovës. Komiteti Olimpik krenohet me partnerët e tij. Si organizata sportive mund të bëjmë më të mirën për sportistë dhe trajnerë. Ne asnjëherë nuk iu dalim hakut sportistëve dhe trajnerëve të tyre. Prandaj jemi këtu t’i u themi sportistëve faleminderit. Do të përkujdesemi për pjesën e kompensimit sa i përket sportistëve. Prania e kryeministrit dhe ministres dëshmojnë afërsinë me sportistët për të bërë edhe më shumë për rininë tonë. Njohja e KOK bëri që të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Nora Gjakova dhe Majlinda Kelmendi. Duhet të përsëritet suksesi i Rios. Sukseset në vitin 2020 na bëjnë të jemi optimist. Vitin 2020 kemi fituar mbi 40 medalje. E jona si federatë është të iu ndihmojmë sportistëve”, tha Hasani.

Lexo më shumë:

Të ngjashme