Kolegët deputetë vizitojnë Ramush Haradinaj

Prishtinë | 24 Pri 2017 | 11:53 | Nga

Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn pos bashkëpartiakëve të tij e kanë vizituar në Francë edhe deputetë të pozitës.

Gjatë mbrëmjes së të dielës, bashkë me Pal Lekajn e partisë së tij, atij i kanë shkuar për vizitë deputeti nga radhët e PDK-së Xhavit Haliti si dhe ai i LDK-së, Ismet Beqiri.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lekaj të cilit ia ka bashkëngjitur edhe dy fotografi.

“Me Kryetarin z. Haradinaj!Simboli i shtetesisë së Kosovës. E drejta do fitojë!”, ka shkruar ai.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po mbahet tash e tre muaj në Francë pas arrestimit të tij bazuar në një urdhërarrest të Serbisë.

Vendimi për të pritet të merret më 27 prill.

hara

Të ngjashme