Kolona deri në një kilometër në Merdare, pritjet mbi dy orë

Prishtinë | 04 Gus 2021 | 07:52 | Nga Ekonomia Online

Pikë kalimi kufitar në Merdarë vijon të mbetet me fluksin më të lartë edhe mëngjesin e së mërkurës.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar konfirmoi se radha e mjeteve që presin në hyrje dhe dalje tashmë është një kilometër. Pritja për të hyrë nga kjo pikë kalimi shkon deri në dy orë ndërsa dalja deri në 2 orë e 40 minuta.

Pikë kalimi kufitar Dheu i Bardhë mbetet pika e dytë më e frekuentuar. Pritjet në hyrje dhe dalje shkojnë deri në një orë ndërsa radha e mjeteve është 50 metra.

Në pikë kalimin kufitar në Muçibabë radhë vihen re vetëm në dalje ku kolona e mjeteve është 500 metra ndërsa pritjet deri në 30 minuta.

Pikë kalimet e tjera kufitare si Vërmicë, Jarinje e Mutivodë kanë më pak fluks dhe pritjet nuk kalojnë më shumë se 15 minuta.

Të ngjashme