Kolona të gjata në Merdarë, mbi 2 orë pritje për të hyrë në Kosovë

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 09:32 | Nga

Me sezonin veror shtohet edhe fluksi i bashkatdhetarëve të cilët vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet.

Por, shpesh ata të cilët ia mësyjnë transportit rrugor përballen me kolona të gjata e pritje nëpër kufij.

Pritjet janë të gjata edhe mëngjesin e sotëm në pikë kalimin kufitar me Serbinë, në Merdarë.

Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitare për të hyrë në Kosovë  nga pikë kalimi kufitar në Merdarë, qytetarët duhet të presin prej 2 deri në 2 orë e gjysmë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme