Kolona të gjata në Morinë, mërgimtarët nisen në Kosovë për fundvit

Prishtinë | 29 Dhj 2019 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Pika të shumta kufitare zgjedhin mërgimtarët për të ardhur në Kosovë.

Përpos Merdares dhe Dheut të Bardhë që janë ndër pikat kufitare më të frekuentuara, ngjashëm duket se këtë fundvit është edhe ajo e Morinës.

Në pikën kufitare në Morinë, nga pasdita e djeshme e deri më tani pati radhë të gjata të mërgimtarëve që ia mësynë Kosovës për festat e fundvitit.

Përpos tyre pati edhe numër të madh të shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri, por që duan që për fundvit të jenë në Kosovë.

Policia kufitare e Kosovës është duke punuar me procedurë të përshpejtuar për shmangien e radhëve të gjata dhe në bazë të informacioneve të deritanishme nëpërmjet pikës kufitare në Morinë kanë hyrë 3 mijë e 430 automjete dhe 8 mijë e 983 shtetas të huaj/shqiptarë në 24 orëshin e fundit, raporton Indeksonline.

Sipas Shefit të Ndërrimit në pikën kufitare në Morinë, Shefshet Gashi fluksi më i madh i automjeteve është pasdite, pasi shumë emigrantë zbresin në Durrës nga Trageti, kurse në hyrje të Shqipërisë u futën 3 mijë e 242 automjete e 7 mijë shtetas të huaj dhe shqiptarë.

“Pritjet nuk janë të gjata, janë diku maksimalisht 10 minuta. Puno

Të ngjashme