Në Shqipëri sot hyjnë në fuqi masat e reja kundër Covid-19, kolona të gjata në kufi

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Hyrja nga Shqipëria në Kosovë, është e stërmbushur me automjete, të cilat po kthehen në vend.

Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar pamje, ku shihet se në këtë kufi janë krijuar kolona të gjata.

Ndryshe në Shqipëri sot hyjnë në fuqi masat e reja kundër COVID-19.

Duke filluar nga sot, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.

Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.

Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Të ngjashme