Kolonë e gjatë e veturave në Vermicë

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Një numër i madh i veturave janë parë sot në pikën kufitare që lidh Kosovën me Shqipërinë, përkatësisht në Vermicë.

Kolona ka edhe në hyrje edhe në dalje të Kosovës.

Mbrëmë me vendim të Qeverisë janë hapur disa nga kufijtë tokësorë, derisa është bërë thirrje që të zbatohen të gjitha masat e parapara për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Sipas njoftimit, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të QKMF-ve në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër COVID-19.

Po ashtu të njëjtit duhet të posedojnë rezultate negative për testin Covid-19 RT PCR, jo më i vjetër se katër ditë, dhe pastaj nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit, përndryshe sipas njoftimit ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë.

Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistët shëndetësor në Pikat e Kalimit Kufitar. Deri me datë, 20.06.2020 do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do reflektohen masat e reja lidhur me Pikat Kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Kosovë.

Pikat kufitare që janë hapur sot janë Merdarë, Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinje dhe Dheu i Bardhë.

Të ngjashme