Kolonel Ahmet Krasniqi rivarroset të premten në Kosovë

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 10:43 | Nga

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi, do të rivarroset në Kosovë, më 21 shtator 2018, në 20-vjetorin e vrasjes së tij.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doruntinë Maloku është shprehur e lumtur që ka qenë pjesë e grupit themeltar që ka iniciuar zyrtarisht kthimin e eshtrave të kolonelit Krasniqi.

Ajo ka falënderuar të gjithë që kanë kontribuar me angazhimin e tyre për kthimin eshtrave të tij.

Ky është postimi i saj:

Kolonel Ahmet Krasniqi, do të kthehet në atdhe për t’u rivarrosur në tokën dardane, të premten, më 21 shtator, në 20 vjetorin e vrasjes!

Jam shumë e lumtur që kam qenë pjesë e grupit themeltar që ka iniciuar zyrtarisht kthimin e eshtrave të Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në tokën e tij dhe shumë e gëzuar që u mbajt ky premtim dhënë bashkëluftëtarëve e familjes së tij.

Unë, Armendi, Antoni e Vjosa si dhe Grupi Parlamentar i LDK-së, i jemi mirënjohës secilit, në veçanti bashkëluftëtarit të Kolonelit, Ministrit të FSK-së, Rrustem Berisha për angazhimin dhe kontributin në këtë çështje.

Do të flemë të qetë vetëm atëherë kur drejtësia të vihet në vend e heronjtë tanë të pushojnë të qetë n’atdheun e tyre!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme