Komandant i Bondsteel: KFOR-i nuk pret incidente

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 16:10 | Nga

Komandanti i bazës ushtarake Bondsteel, kolonel Nick Ducich, ka vlerësuar se gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile.

Ai deklaruar se nuk pret asnjë incident, por shton se KFOR -i është gati të merret me çdo gjë që mund të jetë provokim.

Pavarësisht tensioneve të pranishme në terren, të shkaktuara nga deklaratat e ndryshme dhe spekulimeve në media rreth ndarjes së Kosovës, ai thotë se nuk pret ndonjë incident.

“Së pari, KFOR kryen operacione për të treguar gatishmërinë tonë dhe ne e bëjmë në mënyrë efektive në tërë Kosovën, jo vetëm në veri. Mendoj se mund të themi se çdo herë e përmbushim misionin tonë dhe nuk pres ndonjë incident. Ne jemi të gatshëm të merremi me gjithçka që mund të jetë provokim “, tha Ducich në një intervistë për Radio Kontakt Plus.

I pyetur nëse janë të sakta raportimet e disa mediave rreth asaj se KFOR-inpo trajnon Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), ai tha se KFOR trajnon FSK-në, por vetëm në kuadër të mandatit të këtij misioni dhe SHBA-së si vend, dhe kjo kryesisht ka të bëjë me kompetencat kyçe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme