Komandant Malisheva lirohet nga Spitali i Shkupit

Prishtinë | 01 Jan 2022 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Muhamet Krasniqi, ndryshe i njohur si komandant Malisheva, para disa dite ka pasur një sulm kardiak në burg, shkruan Ekonomia Online.

Ndërsa gjatë ditës së sotme ai është liruar nga spitali i Shkupit.

Lajmi është bërë i ditur nga bashkëluftetari i tij Fatmir Reqica.

Postimi i plotë:

Sot me Bashkëluftetarin Komandant Malisheva. Para pak ore oshtë liruar nga spitali dhe u bashkua me ne shokët e idealit që gjindemi në Burgun e idrizovës.
Nuk e dija nëse do mund ta përqafoja pas atij operacioni të vështirë.
Falë Zotit, sot është mirë dhe jashtë çdo rreziku për jetën.
Ju faleminderit të gjithve për intersimin ju jemi mirnjohës të gjithve
Urojë të gjithë të jeni të shendetshëm dhe të fryteshem në fushveprimet e juaja
Me respekt!
Luftëtari i UÇK-së
Fatmir Reçica

Të ngjashme