Komandant Sylejman Selimi kthehet në burg

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Ish- komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, është kthyer në burg, pas qëndrimit në QKUK, për gjendjen e tij jo të mirë shëndetsore.

Drejtori i Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, në një prononcim për arbresh.info ka thënë se Selimi është kthyer dje në burg.

Selimi, ishte shtrirë në spital që nga data 4 janar e këtij viti, në klinikën e Otorinolaringologjisë, pasi që kishte disa probleme shëndetësore me veshin e brendshëm.

Ditë më parë mediat kanë raportuar se ish-komandanti i UÇK-së ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme