Komandanti i Njësisë Speciale, Besart Ahmeti tregon se si u plagos në aksionin kundër kontrabandës në veri

Prishtinë | 03 Nën 2021 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti ka folur për aksionin në veri të vendit për luftimin e kontrabandës, ku mbeti i lënduar edhe vetë ai shkaku i përballjes me protestuesit.

Ahmeti në RTV Dukagjini ka treguar se si ka rrjedhur ngjarja atë ditë. Ai theksoi se plagosjet dhe lëndimet tjera janë pjesë të rrezikut dhe se kjo nuk i referohet vetëm pjesës së veriut.

“Ne ishim në asistencë të ekipeve të hetimeve që ishin në luftim të kontrabandës. Në pikën ku unë kam qenë përgjegjës ka ndodh një tentim për bllokim të urës, ne menjëherë kemi reagu, në distancë prej 25-30 metra është vendos një barrikadë në. Ka filluar rritja e numrit të protestuesve, përafërsisht ne aty kemi qëndru 2 orë. I caktuam ekipet për detyrat specifike, u dashtë me qëndru në kohë pak më të gjatë atë pjesë”, ka thënë Ahmeti.

Komandanti i Njësisë Speciale ka treguar se me çfarë i kishin hedhur protestuesit në veri.

“Fillimisht ka pas hedhje me mjete të forta, shishe, gurë, granata shokuese por para përfundimit kanë fillurar edhe granatat reale luftarake. Është dashtë me intervenu që me largu masën për mos me rreziku grupin tjetër, në momentin e reagimit tonë ka ndodh shpërthimi i një garante dhe jemi lënduar tre prej katër personave që ishim aty”, ka treguar Ahmeti.

Ai më tej ka bërë të ditur se në shtator të këtij viti ka mbushur plot 20 vite që kur është pjesë e Policisë së Kosovës.

Ahmeti ka thënë se si Njësi Speciale angazhohen në operacione kur ka nivel të mesëm dhe të lartë të rrezikut, dhe se profesionalizmi u ndihmon me qenë korrekt dhe të përmbajtshëm. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme