Komandanti i KFOR-it vlerëson rolin e BIK-ut në kultivimin e tolerancës

Prishtinë | 28 Tet 2016 | 16:39 | Nga

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralin Giovanni Fungo.

Myftiu Tërnava fillimisht e falënderoi Giovanni Fungo, për vizitën e njohu me organizimin, zhvillimin dhe sfidat që ka BIK-u në punën e saj.

“Populli i Kosovës është shumë mirënjohës për angazhimin dhe kontributin e KFOR-it për bërjen, sigurimin, ruajtjen dhe garantimin e paqes nga ana e KFOR-it, jo vetëm në vendin tonë por edhe në rajon”, tha Myftiu Tërnava.

Komandanti Fungo falënderoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë e Islame të Kosovës, për kontributin e dhënë në vazhdimësi në kultivimin e kulturës së bashkëjetesës, mirëkuptim e tolerancës në vend.

“Jemi këtu për të ndihmuar popullin e Kosovës dhe për të ofruar e garantuar sigurinë dhe ndërtuar paqen për të gjithë”, tha komandanti Fungo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme