KOMF-i kërkon trajtim të duhur e ligje për mbrojtjen e fëmijëve

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 09:50 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve (KOMF) ka mbajtur mban konferencë për medie me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 Qershorit, raporton Ekonomia Online.

Donjeta Kelmendi, drejtoreshë ekzekutive e KOMF, tha se duhet që të bëhet më shumë sa i përket mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, duke rishikuar buxhetin dhe ligjet që lidhen me ta.

“Sot është 1 Qershori Dita Ndërkombëtare e fëmijëve. Ju urojmë gjithë fëmijëve në Kosovë ditën e tyre, ditë kjo që shërben edhe si thirrje të organizata për ndërgjegjësim që të merren më shumë me këta fëmijë”.

“Siç dihet në Kosovë nuk kemi një gjendje të mirë ku personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të kenë një gjendje të rëndë e po ashtu edhe në shëndetësi kemi një gjendje jo të mirë, prandaj është e nevojshme që të merren masat e duhura, skemat sociale, buxheti të rishikohet dhe ligjet për mbrojtjen e fëmijëve”, tha ajo.

Fakte rreth gjendjes së fëmijëve në Kosovë:

  • 22.8% e fëmijëve jetojnë në varfëri përderisa 7.2% e tyre jetojnë në varfëri ekstreme.
  • 72% e fëmijëve raportohet të jenë të disiplinuar me dhunë (presion psikologjik dhe/ose ndëshkim fizik).
  • 5% e fëmijëve janë të përfshirë në punë. 
  • Vetëm 15% e fëmijëve të moshës 3-4 vjeç vijojnë programet për edukim në fëmijëri të hershme.
  •  “PISA”  ka radhitur Kosovën në vendin e 76, në mesin e 78 shteteve të cilat i janë nënshtruar vlerësimit, duke rezultuar me nivel të ulët të cilësisë në arsim.
  • Investimet në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, janë ndër më të ulëtat në rajon. 40% të shpenzimeve për shërbime shëndetësore paguhen nga xhepi  i qytetarëve. Furnizimi me barna vazhdon të mos jetë i rregullt, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e fëmijëve.
  • Vetëm 38% e fëmijëve që jetojnë në komunitete janë vaksinuar plotësisht.
  • Vetëm 1% e buxhetit total të buxhetit qendror ndahet për shërbime sociale. Ofruesit e shërbimeve sociale për mbrojtjen e fëmijëve në vazhdimësi rrezikojnë mbylljen e shërbimeve si pasojë e mungesës së financimit të qëndrueshëm.
  • 8% e fëmijëve të moshës 7-12 vjeç, janë raportuar të kenë vështirësi funksionale të paktën në një fushë dhe vetëm 10% e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë përfitojnë nga shërbimet shëndetësore dhe sociale. Nga 43.000 fëmijë me aftësi të kufizuara, vetëm 5,300 vijojnë mësimin në shkolla publike të rregullta në Kosovë.

Dita e Fëmijëve shënohet më 1 qershor në mbarë botën, pasi në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925.

Në të njëjtën ditë rastisi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të festonin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Dy vjet më pas 1 qershori filloi të festohet në të gjithë botën.

Kjo ditë sot në Kosovë do të shënohet me një sërë aktivitetesh.

Të ngjashme