KOMF: Institucionet të bëjnë më shumë për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 10:29 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni i OJQ – ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, së bashku me projektin “Ta ndalojmë dhunën ndaj fëmijëve”, kanë organizuar tryezë lidhur me rishikimin e legjislacionit që adreson dhunën ndaj fëmijëve.

Donjeta Kelmendi, drejtoreshë e KOMF-it, tha se përmes kësaj tryeze synojnë zhvillimin e mëtutjeshëm të kuadrit ligjor për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, raporton Ekonomia Online.

“Kjo tryezë do të mundësojë sjelljen e diskutimeve mes akterëve kryesorë të fushës dhe do të ofrojë një mundësi për t’i dhënë pikëpamjeve të shoqërisë civile, institucioneve publike dhe grupeve të interesit, duke thelluar rekomandimet në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna”, tha ajo.

Ardian Klaiqi zyrtar në sektorin për mbrojtjen e fëmijëve UNICEF, tha se projekti si i tillë ka ngjashmëri me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ky projekt i dedikohet përkeqësimit të situatës të fëmijëve apo të mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna veçanërisht përmirësimit  të kualitetit të kornizës ligjore.

“Edhe ne si Kosovë kemi fillua këtë projekt dhe do të mundohemi që së bashku me KOMF-in dhe institucionet tjera që ti adresojmë rekomandimet kryesore që fatmirësisht kanë dal nga studimi i që është realizua nga një projekt i kaluar nga UNICEF dhe  BE”, tha ai.

Ardian Bajraktari nga Zyra Ligjore e Ministrisë së Drejtësisë, tha se kjo ministri është e gatshme të pranojë rekomandimet që dalin nga kjo tryezë dhe t’i marrin për bazë, ndërsa shprehu gatishmërinë për ndihmën e këtij institucioni në këtë drejtim.

Të ngjashme