KOMF ndan çmimet vjetore në gazetari, me fokus në të drejta dhe mbrojtje të fëmijëve

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ndan çmimet vjetore për tregimet më të mira në media, në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në të drejtat e fëmijëve në Kosovë, për vitin 2020.

KOMF këtë vit ndan shtatë çmime vjetore në fushën e gazetarisë në mbrojtje të fëmijëve. Për shkak të pandemisë Covid-19 dhe në përputhje me rekomandimet e institucioneve relevante, KOMF po i publikon këto çmime online.

Vlerësimi i shkrimeve/punimeve të gazetarisë, është realizuar nga Paneli Vlerësues i përbërë nga:

–      Evliana Berani – gazetare 

–      Eglantina Kraja Bardhi – Doktor i shkencave të psikologjisë në kolegjin “UBT”

–      Imer Mushkolaj – gazetar

Paneli Vlerësues ka përzgjedhur shtatë gazetarë për tu vlerësuar me çmimin vjetor 2020 në fushën e gazetarisë, si më poshtë:

  • Gazetari i pavarur Agon Sinanaj me temën “Fëmijët e harruar”, fiton Çmimin Vjetor 2020.
  • Gazetarja Ardita Rashiti nga T7 me serinë e përbërë prej tre shkrimeve: “Nxënësit e Semajës nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin”, “Jo të gjithë nxënësit po ndjekin mësimet online”, “Ende pa pajisje për mbajtjen e mësimit virtualisht”, fiton Çmimin Vjetor 2020.
  • Gazetari Behar Mustafa nga “Drejtësia në Kosovë” me temën “Kontrabandimi i fëmijëve në Itali”, fiton Çmimin Vjetor 2020.
  • Gazetarja Donika Gashi me temën “Të miturave u shkelen të drejtat në sistemin korrektues”, fiton Çmimin Vjetor 2020.
  • Gazetarja Dritë Slivova nga KTV me temën “Mbi një mijë nxënës e kanë braktisur vitin shkollor 2019-2020”, fiton Çmimin Vjetor 2020.
  • Gazetarja Kaltrina Selimi nga RTK me temën: “Abuzimi me fëmijën”, fiton Çmimin Vjetor 2020.
  • Gazetarja Rina Mujku nga Klan Kosova me temën “Trafikimi i fëmijëve”, fiton Çmimin Vjetor 2020.

KOMF falenderon të gjithë fituesit, gazetarët, partnerët dhe bashkëpunëtorët, të cilët vazhdimisht dhe në mënyrë të pakursyer dëshmojnë vullnet dhe angazhim në mbështetje të komunitetit e mbi të gjitha të fëmijëve, drejt misionit fisnik të mbrojtjes së të drejtave të tyre.

Ndarja e çmimeve vjetore në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në të drejtat e fëmijëve në Kosovë për vitin 2020, u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim” financuar nga Bashkimi Europian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP dhe KMOP, dhe në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shërbimeve Sociale për Fëmijët dhe Familjet e Cenueshme”, financuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme