Komisioneri Hahn flet edhe njëherë për taksën ndaj Serbisë

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikën e Fqinjësisë, Johannes Hahn vlerësoi sot se taksa e vendosur nga Kosova për mallrat serbe nuk ishte një hap që i kontribuoi stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

Hahn në një aktivitet të BE-së në Vjenë, shpjegoi se futja e taksës nga Prishtina konfirmoi situatën ende të brishtë në rajon.

Komisioneri Evropian gjatë vizitës që realizoi të hënën në Kosovë iu ka kërkuar udhëheqësve kosovarë që ta heqin taksën e vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme