Komisioni diskuton rekomandimet e Avokatit të Popullit

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 16:30 | Nga

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, në tryezën e sotme ka diskutua lidhur me zbatimin e rekomandimeve nga raporti i Avokatit të Popullit për vitin 2015.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, para të pranishmëve prezantoi çështjet të cilat lidhen me rekomandimet nga raporti i zyrës së Avokatit të Popullit.

Sipas tij, në mesin e institucioneve shtetërore, përgjegjëse për zbatimin e këtyre rekomandimeve është Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht MPMS-ja, MD-ja, MAShT-ja, por edhe institucione të tjera, si: ShKK-ja, KGjK-ja, AKP-ja, Komuna e Mitrovicës Veriore dhe Komuna e Parteshit.

Përfaqësues të institucioneve, të pranishëm në këtë tryezë, dhanë sqarimet e tyre përkitazi me rekomandimet e dala nga raporti.

Avokati i Popullit vlerësoi se në të ardhmen, do të duhej që komisioni funksional të ftojë për raportim ministrat përkatës, për çështje që lidhen me fushëveprimtarinë e tyre. Po ashtu, Jashari, kërkoi nga anëtarët e komisionit që të ketë ndërveprim më të madh me Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Në fund të takimit, Jashari vlerësoi se ka rritje të zbatimit të rekomandimeve, ndërsa arsye e ngecjes së zbatueshmërisë së disa të tjerave, në të shumtën e rasteve, sipas tij, është mos harmonizimi i duhur i legjislacionit, si dhe mosplanifikimi i duhur i kostos financiare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme