Komisioni parlamentar kërkon që të ndryshohet Ligji për të Pagjeturit

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 10:43 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtarë të komisionit Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione kanë bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur.

Saranda Bogujevci nga ky komision kërkuar që sa më shpejt të procedohen në Kuvend ndryshimet në Ligjin për të Pagjeturit, pasi siç tha, kjo është kërkesë edhe e familjarëve, raporton Ekonomia Online.

“Po bëhen 19 vite që ende kemi mbi 1600 persona të pagjetur. Si komision njëra nga kërkesat e para që kemi pasur nga familjarët ka qenë ndryshimi i Ligjit për të Pagjeturit. Kështu që si komision kemi kërkuar që sa më shpejtë që është e mundur të procedohet ky projektligj që të mund të punojmë dhe të nxjerrim një projektligj që përmbush kërkesat e familjarëve”.

Bogujevci ka bërë të ditur se të premtën kur shënohet data e personave të pagjetur, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë, në të cilën do të sipas saj do të nxirren rekomandime specifike për punën që duhet bërë që të zbardhet fati i të pagjeturve.

“Të premten, që shënon datën e personave të pagjetur, 27 prill,  do të mbahet seancë e jashtëzakonshme ku do të dalim me rekomandime specifike për punën që duhet bërë që të zbardhet fati i të pagjeturve. Kjo ka qenë iniciativë së bashku me deputetin Andin Hoti, por që kemi pasur përkrahjen e të gjithë deputetëve sa i përket këtij debati parlamentar dhe këtyre rekomandimeve”.

Bogujevci ka thënë se për 19 vite nuk është bërë mjaftueshëm për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, por shtoi se do të angazhohen më shumë që familjarët të kenë përgjigje.

“Qe 19 vite nuk është bërë mjaftueshëm për zbardhjen e fatit të të pagjeturve por besoj që së bashku do të angazhohemi shumë më shumë që familjarët të kenë një përgjigje rreth anëtarëve të familjes që i kanë të pagjetur”.

Bogujevci ka bërë thirrje që të punohet më shumë në përfundimin e memorialit në Meje të Gjakovës, i cili ende nuk ka përfunduar as pas 19 viteve nga lufta.

Homazhe tek kjo përmendore ka bërë edhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës dhe organizata të tjera, kanë vendosur lule te përmendorja dedikuar personave të zhdukur, ambasadori i Francës dhe ai i Zvicrës.

Të ngjashme