Komisioni për Politikë të Jashtme i PE-së, i kujdesshëm ndaj ideve për korrigjim

Prishtinë | 10 Tet 2018 | 08:23 | Nga Ekonomia Online

Sikur edhe në më shumë se dhjetë vjet rresht, edhe kësaj radhe Parlamenti Evropian ka shprehur keqardhje për faktin se 5 shtete anëtare të BE-së vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

U ka bërë thirrje që ta bëjnë një gjë të tillë duke u shprehur se kjo do të ndihmonte në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky formulim ka hyrë në raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian, të përpiluar nga deputeti Slloven Igor Sholtes, e i cili ka kaluar në votim të mërkurën në Komisionin për Politikë të Jashtme të këtij Parlamenti.

Më gjasë, ky do të jetë raporti i fundit për Kosovën në këtë përbërje të Parlamentit Evropian pasi që në pranvere ai do të shpërbëhet, dhe mes datave 23 dhe 26 maj do të zhvillohen zgjedhjet e reja evropiane, kësaj radhe në 27 shtete anëtare, pra pa Britaninë e Madhe, e cila më herët do të largohet nga BE-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme