Komisioni për PTK-në miraton raportin e deritanishëm, shpresat i kanë te legjislatura e ardhshme

Prishtinë | 21 Gus 2019 | 12:20 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala ka miratuar draft raportin e punës së komisionit, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesi,Visar Ymeri tha se raporti është i mirë, por ka edhe çështje tjetra dhe meqë nuk kanë arrit ta përfundoj punën si komision duhet të miratohet puna e deritanishme që t’ia lënë legjislaturës së ardhshme punën e deritanishme.

Ai tha se shumica e kontratave që ka bërë Telekomi kanë qenë të panevojshme pasi që nuk e kanë ndihmuar Telekomit, por kanë qenë për interesa të caktuara.

“Për kontratat askush nuk ka mundur me dëshmuar që Telekomi pa këto kontrata nuk do mund të funksiononte që i bie se këto kontrata janë bërë për interesa të tyre se sa për interesa të Telekomit”, tha Ymeri.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, tha se për gjendjen aktuale të Telekomit fajtor është politika që ka bashkëpunuar me krimin.

“Janë disa mangësi, ku thuhet se fajtori kryesor për gjendjen financiare janë menaxhmenti dhe bordi kjo është e pavërtetë e kontestueshme, ka kryes të krimit por edhe ndihmës të krimit, në këtë raport pak përmenden bashkëndihmësit e krimit”, tha Haxhiu.

“Ndihmës në krim është politika dhe zanafilla e PTK është qeveria e parë Thaci1 dhe ka vazhdu me qeveritë tjera”, tha ai.

“Më shumë te vihet në pah lidhjet e politikës, ndikimet politika duke filluar nga bordet dhe agjencionet që janë të varura me politikën”, shtoi ai.

Deputetja e VV-së Albulena Haxhiu tha se menaxhmenti dhe bordi i Telekomit nuk guxojnë të nënshkruajnë diçka pa pasur dijeni politika.

“Nuk është që politika nuk është përfshirë sepse bordi dhe menaxhmenti nuk guxojnë me nënshkru diçka pa marr aprovimin e qeverisjes së asaj kohë, ARKEP poshtu ka shkaktuar dëme dhe ka mundësuar kontratën me Z-Mobile, materiali pak a shumë e identifikon këtë rrjet kriminal”, tha Haxhiu.

“Do kishim mundur të bëjmë edhe më shumë por kaq kohë kemi pasur”, tha ajo.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, kërkoi nga mediumet t’i publikojnë ato çfarë kanë ndodh me Telekomin.

“Gjithë kjo punë dhe angazhimi të marr verdikt të merituar për dyshimet e ngritura, janë 3 arritje deri tani, nxjerrja në sipërfaqe e të gjeturave që pasqyrojnë gjendjen reale të degradimit të PTK-së, sensibilizimi i opinionit dhe bashkëpunimi me sindikatën e punëtoreve dhe e fundit pasqyrimi real i kapaciteteve profesional të udhëheqësve të Telekomit dhe ndërlidhjet e tyre me politikën”, tha ai, raporton EO.

“Kopja t’i dërgohet prokurorisë së shtetit, pjesa tjetër të vazhdohet nga legjislatura e ardhshme nëse vendos ta vazhdoj, ky dokumentacion duhet të vlerësohet edhe nga opinioni publik”, shtoi Zemaj.

Komisioni u dakordua që raporti po ashtu t’i dërgohet Prokurorisë me dëshmitë e dëshmitarë.

Të ngjashme