Komisioni për Punë të Brendshme për herë të parë viziton Stacionin Policor në Zubin Potok

Prishtinë | 27 Mar 2017 | 16:20 | Nga

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, i kryesuar nga Ganimete Musliu, zëvendëskryetare e Komisionit, realizoi sot një vizitë pune në Stacionin Policor në Zubin Potok, ku u prit nga Komandanti i Stacionit, Toger Zvezdan Milojeviq, me bashkëpunëtorë.  Në një komunikatë për medie bëhet e ditur se  kjo është vizita e parë e realizuar nga zyrtarë të lartë shtetërorë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja nga afër me kushtet e punës, sfidat në punët e përditshme në ushtrimin e detyrave policore, si dhe për zbatimin e Ligjit për Policinë e Kosovës.

Komandanti i Stacionit, Milojeviq, theksoi nevojën për përmirësimin e kushteve të punës si dhe për avancimin e teknologjisë e të mjeteve të punës.

Nga ana e anëtarëve të Komisionit u theksua se kërkesat e paraqitura në këtë takim do të adresohen tek autoritetet kompetente, me qëllim të funksionimit sa më të mirë të Policisë së Kosovës në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Të ngjashme