Komisioni për Siguri në Drenas, kërkon nga autoritetet sa më shpejt të zbardhin rastin

Drenas | 07 Shk 2019 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e thirrur nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ku është diskutuar rasti i fundit të dyshimit për abuzim seksual nga polici dhe profesori ndaj të miturës. Anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi kanë dënuar ashpër këtë rast dhe kanë kërkuar nga organet e rendit që sa më shpejt të zbardhet kjo çështje ne mënyrë që të mos përsëritën rastet e tilla.

Në takim merrnin pjesë gjithë anëtarët e kësaj trupe për siguri, Kryetari i Komunës që është edhe kryesues i KKSB-së,Ramiz Lladrovci, Komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Bashkim Bytyqi, përfaqësuesi i Bashkësisë Islame, Valon Bequku, përfaqësuesi i Komunitetit Katolik, kryetari nga Këshilli i Prindërve në Arsim, koordinatorja e KKSB-së, përfaqësuesi nga FSK-ja, përfaqësuesi nga Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi, përfaqësuesja nga OJQ-të, kryesuesi i Komitetit për Komunitete, përfaqësuesi nga komiteti i biznesit, përfaqësuesja nga mediat, përfaqësues nga komuniteti i personave me aftësi të kufizuara, përfaqësuesi nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, drejtori i DKA-së, përfaqësues nga KFOR-i dhe OSBE-ja.

Të pranishmit janë njoftuar nga kryetari Lladrovci me veprimet që ka marr Komuna lidhur me mësimdhënësin i cili është risuspenduar nga detyra dhe se ndaj të njëjtit do të zhvillohen edhe procedura dicipiniore sipas legjislacionit në fuqi.

Pas shumë diskutimeve ne këtë mbledhje të jashtëzakonshme, janë dhënë edhe rekomandimet për të parandaluar dukuritë e tilla.

Të organizohet një fushat sensibilizuese nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas përmes billbordëve, që të rinjtë ta kuptojnë se ku duhet t’i adresojnë ankesat e tyre të bazuara, si dhe është kërkuar nga ana e mediave te kenë kujdes në lidhje me raportimin e rasteve të tilla për arsye që t’u jepet mundësia IPK-së, prokurorisë dhe institucioneve të zbardhin rastet e tilla sa më shpejt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme