Komisioni për të Drejtat e Njeriut diskuton me shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 10:41 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka takuar përfaqësuesit e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara gjatë luftës, raporton Ekonomia Online.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth kërkesave dhe shqetësimeve që kanë këto shoqata.

Duda Balje kryetare e komisionit për persona të pagjetur dhe barazi gjinore tha se është kënaqësi e madhe që në takim është edhe Vasfije Krasniqi.

Vasfije Krasniqi ka thënë se është në takim që të njoftohen me secilën shoqatë.

“Po shoh që ka njerëz shumë që punojnë me këtë çështje po që është lënë anash. Ju kisha lut kush është  përgjegjës të merren me çështjen e të pagjeturve”, tha ajo.

Feride Rushiti, nga  Qendra Kosovare për rehabilitim e të mbijetuarave të tha se rëndësia është brenda përbrenda dhe t’i ndajmë kërkesat dhe shqetësime për dhunën e grave. Fokusi kryesor është i të mbijetuarave të dhunës seksuale.

Takimi ka vazhduar pa prezencën e mediave.

Të ngjashme