Komisioni sot vendos për punësimin e Aurora Bakallit

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 10:16 | Nga

Pas raportimit në disa media për punësimin e kundërligjshëm të ish-deputetes Aurora Bakalli në Fakultetin e Mjekësisë si asistente në lëndën mjekësi interne, me 19 maj ishte e caktuar seanca e Komisionit Etik të Universitetit të Prishtinës ku do shqyrtohet kjo lende e inicuar nga katedra e Internos përmes dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë.

Pritet që sot dhe në seancat në vazhdim të dëgjohen nga komisioni dëshmitarët e këtij rasti si dhe vet Aurora Bakalli.

Se cili do të jetë vendimi i komisionit mbetet të shihet në ditët në vazhdim.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja për Bashkim (LB), Aurora Bakalli, dyshohet se është pranuar si asistente në Fakultetin e Mjekësisë duke i shkelur rregullat e Statutit të UP-së.

Bakalli, që atëkohë ishte deputete e Lëvizjes për Bashkim, kishte kaluar barriera ligjërisht të pakapërcyeshme për t’u punësuar në universitet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme