Kompania e Ujësjellësit në Gjakovë sqaron ndërprerjet të furnizimit me ujë

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njofton konsumatorët se si rezultat i ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e KEDS, në disa zona ditëve të fundit janë paraqitur ndërprerje të furnizimit me ujë, përcjell Ekonomia Online.

“Zonat të cilat mund të atakohen me ndërprerje të furnizimit me ujë, për momentin janë ; Dol, Lipovec, Dedaj, Lubizhdë e Hasit, Zym dhe Karashengjergj”, thuhet në njoftimin e tyre.

KRU “Gjakova” sqaron konsumatorët se kjo pjesë furnizohen me sistem të pompave të cilat funksionojnë me energji elektrike.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve deri në zgjidhjen e problemit i cili nuk varet prej nesh”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme