Kompania Matkos: Shteti s’po lejon prodhimin e rrymës në kohë krizash

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Kompania Matkos Group SH.P.K., ka thënë se në kohën e krizës më të madhe energjetike po i pamundësohet operimi, ndonëse sipas tyre, tash e 10 muaj kanë përfunduar dy projektet e prodhimit të energjisë nga uji me kapacitet prej 11 Megavatesh.

Siç njofton kjo kompani, nëpërmjet një komunikate dërguar medieve, projektet e prodhimit të energjisë së rinovueshme janë përfunduar në përputhje me lejet dhe rregullativën shtetërore, por në mënyrë të pashpjegueshme, Ministria e Mjedisit dhe Zyra Rregullatore për Energji, nuk janë duke lejuar aktivizimin e prodhimit të energjisë.

Mes tjerash, në njoftimin e kësaj ndërmarrjeje thuhet se “Ngërçi i krijuar me qëllim nga Institucionet e Kosovës, do të mund të tejkalohet dhe të lejohej prodhimi i Energjisë Elektrike nga Burimet e Kosovës me një kosto shumë më të lirë se ajo që blihet nga tregjet ndërkombëtare”.

“Në optiken objektive siç duket ky vullnet dhe përgjegjësia shtetërore mungon nga zyrtarët përgjegjës të Institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera.

“Unë si investitor, kam hyrë në obligime financiare dhe jam duke u dëmtuar qëllimshëm dhe në mënyrë të pa drejt. Kur kam vendosur të investoj jam bazuar në të interesimin e shtetit për të nisur investimet në këtë sektor.

Ministria e Energjisë, që nga viti 2006 deri në vitin 2010, ka zhvilluar studimet e hidropotencialeve të mundshme në Kosovë, të cilat më kanë shërbyer si bazë fillestare drejt fillimit të hulumtimeve dhe të hartimit të projekteve të fizibilitetit teknik, financiar dhe mjedisor. Dokumente janë finalizuar para fillimit të realizimit të projekteve”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Në kohën e krizës më të madhe energjetike, Kompanisë Matkos Group SH.P.K. i pamundësohet operimi, ndonëse tash e 10 muaj ka përfunduar dy projekte të prodhimit të energjisë nga uji me kapacitet prej 11 Megavatesh. Projektet e prodhimit të energjisë së rinovueshme janë përfunduar në përputhje me lejet dhe rregullativën shtetërore, por në mënyrë të pashpjegueshme, Ministria e Mjedisit dhe Zyra Rregullatore për Energji, nuk janë duke lejuar aktivizimin e prodhimit të energjisë.

Firma private vendore-ndërkombëtare Matkos Group SH.P.K., është një kompani e themeluar në vitin 2011 me qëllimin të pjesëmarrjen në investime të Burimeve të Rinovueshme, gjegjësisht në ndërtimin dhe prodhimin e energjisë së pastër nga hidrocentralet në komunën e Shtërpcës.

Unë si investitor, kam hyrë në obligime financiare dhe jam duke u dëmtuar qëllimshëm dhe në mënyrë të pa drejt. Kur kam vendosur të investoj jam bazuar në të interesimin e shtetit për të nisur investimet në këtë sektor. Ministria e Energjisë, që nga viti 2006 deri në vitin 2010, ka zhvilluar studimet e hidropotencialeve të mundshme në Kosovë, të cilat më kanë shërbyer si bazë fillestare drejt fillimit të hulumtimeve dhe të hartimit të projekteve të fizibilitetit teknik, financiar dhe mjedisor. Dokumente janë finalizuar para fillimit të realizimit të projekteve.

Ndërtimi i tyre po ashtu zanafillën e saj e ka nga obligimet e Komunitetit të Energjisë, dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë, për caktimin e caqeve obligative që janë vendosur që Kosova duhet t’i arrijë deri në vitin 2020. Ministria e Energjisë fillimisht, në konsulltim me Komunitetit të Energjisë, në vitin 2007 dhe pastaj në vitin 2013 me Udhëzim Adminsitrativ ka caktuar caqet e BRE-ve, ku Hidropotencialeve të vogla të ujit ju ka dhënë hapësirë deri në 240 MË. As gjysma e tyre nuk është arritur të realizohet deri më tani.

Firma jonë për me shumë se dy vjet 2011-2013 ka kryer hulumtime nga ekspertët e fushës duke përgatitur studimin e fizibilitetit teknik, mjedisor dhe hidrologjik, planet e biznesit, studimet mjedisore nga ekspertet e fushës dhe vlerësimet profesionale nga kompanitë e angazhuara të fushave përkatëse.

Në mars të vitit 2013 pas plotësimit të të gjitha kërkesave ligjore, përfshirë edhe pëlqimet dhe vendimet komunale dhe Pëlqimet Mjedisore të lëshuara nga Ministria e Mjedisit, kemi aplikuar në ZRRE për t’u pajisur me Autorizim për katër projektet e vogla në Shtërpce.

Gjatë fazës së kompetimit të dëshmive relavante është përfunduar edhe Studimi i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedisit për të gjitha projektet, ku Ministria e Mjedisit në atë kohë ka organizuar Debatin Publik me qytetarë. Njoftimi është kryer në pajtim me procedurat e kërkuara nga Ministria.

Firma Matkos Group SH.P.K., dhe unë personalisht që nga fillimi i studimeve asnjëherë nuk u ka ikur procedurave ligjore dhe në pajtim të plotë me kërkesat ligjore kemi aplikuar dhe i kemi plotësuar të gjitha kushtet që na janë kërkuar. Në disa raste edhe nga dy, a tri herë është dashur të përgatiten studimet me të vetmin qëllim që të jemi në harmoni të plotë me kërkesat ligjore.

Firma Matkos Group ka përfunduar ndërtimin e katër hidorcentraleve të vogla në Lumin Lepenc me një kapacitet të instaluar prej rreth 17 MË në Komunën e Shtërpcës. Firma Matkos Group i ka poseduar dhe i posedon të gjitha Lejet përfshirë lejet ndërtimore, pëlqimet Mjedisore të nevojshme si dhe autorizimet ligjore për ndërtimin e këtyre projekteve, Certifikatat e pranimit teknik të lëshuara në pajtim me Ligjin për ndërtimin, Lejet Ujore të lëshuara nga Ministria e Mjedisit dhe po ashtu edhe pranimit teknik të Lidhjes në Rrjet sipas legjislacionit ne fuqi.

Pra, kapacitetet prodhuese tashmë janë të kryera dhe lëshimi i tyre në punë, pos që do të parandalonte humbjet e mëtutjeshme të kompanisë, do ta zbuste sadopak krizën energjetike që ka prekur Kosovën. Por, për fillimin e operimet pas kryerjessë fazës testuese duhet të pajiset me Lejet Mjedisore nga Ministria e Mjedisit. Ne kemi aplikuar për këtë leje qysh para 10 muajsh, por ende nuk është pranuar ndonjë përgjigje ligjore nga ana e Ministrisë.

Mungesa e Lejes Mjedisore është duke më shkaktuar humbje të mëdha kreditore dhe vonesa në përmbushjen e obligimeve ndaj bankave, dhe po ashtu është duke më dëmtuar edhe shëndetin personal dhe familjar, krejtësisht pa fajin tim, ani se kam pasur dhe kam vullnet të madh që t’i përmbushë të gjitha detyrimet ndaj shtetit.

Për dijeninë Tuaj, projektet e realizuara kanë pasur një kosto të lartë të investimit që arrijnë 25 milionë euro, të marra kredi nga bankat komerciale me kamata jashtëzakonisht të larta me periudha e maturnitetit për 8 vjet. Vonesat në pagesa të kësteve mujore janë duke rritur borxhin e cila nuk do të mund të kthehet as për 10 vjet.

Ne si firmë vendore vetëm punët infrastrukturore i kemi realizuar, ndërsa pjesët e turbinave dhe pajisjeve përcjellëse janë sjellë nga Kompani Evropiane që kanë kryer vendosjen e tyre, testimet dhe mbikëqyrjen e këtyre projekteve sipas standardeve të vendeve të zhvilluara në shtetet e BE. Jemi përballur me sulme dhe etiketime të shumta, pa bërë kurrfarë analize e mirëfilltë dhe profesionale në terren.

Zyrtarët e Ministrisë kanë monitoruar në vazhdimësi çdo projekt në terren. Qëllimi ynë nuk është dëmtimi i Ambientit, por ruajtja, rikultivimi dhe pastrimi në pajtim me kushtet mjedisore dhe obligimet ligjore, dhe respektimi i minimumit biologjik ashtu siç kërkohet nga ana e Ministrisë.

Na lejoni t’ju informojmë se gjendja e rrjedhës së lumit ku janë të vendosura këto projekte, janë finalizuar dhe i gjithë rehabilitimi është përfunduar sipas kërkesave ligjore.

Gjithashtu do të pastrohet nga mbeturinat që hedhin banorët në lumë dhe të ri kultivohen nga firma në vazhdimësi.

Ftoj mediat dhe gazetarët që t’i marrin të gjitha materialet dhe të kryejnë hulumtime në terren të cilat do të konfirmojnë se këto projekte kanë ndihmuar në përmirësimin e mbrojtjes së Ambientit, pasi që rrjedha e lumit do të pastrohet në vazhdimësi.

Propaganda se gjoja ndërtimi i këtyre projekteve ka rrezikuar ujin e pijes për banorët e Komunës së Shtërpcës, nuk është i saktë e as i vërtetë, pasi që uji i pijes nuk është rrezikuar e as që rrezikohet nga përdorimi i ujërave sipërfaqësor, të cilat nuk kanë as lidhshmëri me ujërat nëntokësore të pijes, pasi që edhe me Lejet Ujore është definuar përdorimi ujërave sipërfaqësor.

Dëshirojmë t’iu informojmë se me Ligjin për Ujërat Nr. 04/L-147 me nenin 27 është përcaktuar shfrytëzimi i ujërave përfshinë edhe prodhimin e energjisë elektrike, dhe e drejta për fitimin e të drejtës ujore e cila është siguruar me Leje Ujore, dhe bartësit të lejes ujore i kërkohet të veprojë sipas kritereve të përcaktuare me aktin e fitimit të të drejtës ujore.

Firma Matkos Group zotohet se do të veprojë në pajtim të plotë me Lejet Mjedisore dhe kushtet Ambientale, dhe shfrytëzimi i ujit do të bëhet sipas obligimeve të caktuara në Aktin  Ujor të lëshuar nga Ministria e Ambietit.

Po ashtu jemi të detyruar që çdo tendencë dhe vonesë e shtyrë nga individë të caktuar qëllimkeq do të na detyrojnë neve si kompani të kërkojmë mbrojtje juridike pranë Arbitrazhit në Londër, e cila parashihet me kontrata të shitblerjes të hartuara nga BERZH dhe të nënshkruara nga ne si prodhues dhe KOSTT si blerës.

Rrjedhimisht do të detyrohemi t’i aktivizojmë klauzolat e damshpërblimit. Marr parasysh edhe situatën emergjente të energjisë në vend, dhe çmimet e larta që janë duke mbretëruar në sektorin e energjisë dhe mungesën e energjisë në vend, kërkojmë nga Ministria e Mjedisit dhe Zyra e Rregullatorit që të pajisem me Leje Mjedisore dhe Licencë të prodhimit të energjisë nga burimet e renovishme, ashtu siç ka vepruar me operatorët tjerë të cilët tashmë janë pajisur me këto leje.

Pajisja me leje mjedisore do të mundësonte që gjeneratorët të ofrojnë energjinë deri në 17 MW me një çmim fiks prej 67 euro për MW/h. Kapaciteti i prodhimit do të mund të mbulonte një qytet të Kosovës me energji elektrike pa ndërprerje deri në fillim të qershorit të vitit 2022 me kapacitet të plotë, pra deri në tejkalimin e situatës së krizës energjetike.

Ndërsa Kosova përmes buxhetit të Shetit është duke blerë energji në Bursat Europiane me qmime prej 500 Euro për MWh, kur i shtohet edhe transporti dhe fitimi I kompanive tregëtra e kalon 600 Euro për MWh, ndërsa nga prodhimi vendor për 11 MWh mund të paguaj shumë më pak dhe shumë më lirë ne vlere prej 67 EUR per MW, sidomos në këtë periudhë të dimrit kur edhe ka të reshura të mëdha dhe uji sipërfaqësor kalon tërë territorin e Kosovës për 4 orë dhe derdhet në vendet fqinje.

Dëmi që tani është duke u shkaktuar këto dy projekte, ka pasoja negative të dy anshme në njërën prek kompanin investive, ndërsa në anën tjetër dëmi i shkaktuar financiar ndikon direkt ne koston në shumën prej me paku 5 mil EUR vetëm për këtë periudh që do ti faturohet shtetit për këtë neglizhencë dhe ndalje të qëllimshe.

Ngërqi i krijuar me qëllim nga Insitucionet e Kosovës, do të mund të tejkalohet dhe të lejohej prodhimi i Energjise Elektrike nga Burimet e Kosoves me nje kosto shumë më të lirë se ajo që blehet nga tregjet ndërkombëtare. Në optiken objektive sic duket ky vullnet dhe pergjegjesia shteterore mungon nga zyrtarët pergjegjes të Institucioneve të Republikës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme