Kompania “Pastrimi” bën thirrje për pagesë të mbeturinave

Prishtinë | 14 Jan 2022 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Kompania “Pastrimi” e cila mirret me Grumbullimin, Largimin dhe Transportimin e Mbeturinave, ka bërë thirrje për pagesën e tyre.

Në kërkesën e tyre, ata thanë se borxhi i grumbulluar tani e sa vite ka dëmtuar financiarisht buxhetin e kompanisë duke vështirësuar punën e tyre.

Duke pasur parasysh gjendjen e vështirë financiare te kompanisë, e kjo si rezultat i mos pagesave.

“Kompania “Pastrimi”, nuk ka ndonjë mekanizëm kushtëzues sikur ndërmarrjet tjera, për klientët te cilët nuk kryejnë pagesa, përveq dërgimit te lëndëve tek Përmbaruesi Privat, ku janë dërguar afro 40.000,00 mijë lëndë dhe vetëm 20 % nga to janë te ekzekutuara”.

“Janë afro 10.000,00 klientë, te cilët kategorizohen si raste sociale dhe për te cilet asnjë herë te vetme nuk jemi rimbursuar nga Qeveria e Republikes se Kosovës, ndërsa Kompania “Pastrimi”, vazhdon te kryejë shërbimin e largimit te mbeturinave tek kjo kategori e kientëve pa asnjë lloj kompensimi tani e gati 22 vite”, thuhet në komunikatën e kompanisë.

Kompania cilëson se sfidë tjetër e te hyrave financiare është rritja e sasise se mbeturinave.

“Publikisht ju bëjmë thirrje gjithë qytetarëve, klientëve të amvisërise, bizneseve dhe institucionëve që të kryejnë obligimet e tyre duke bërë pagesat e faturave te  mbeturinave, në mënyre që ne t’a kemi më lehtë kryerjen e shërbimin te mbeturinave. Si rezultat i kësaj, nëse këto fatura nuk paguhen, kompania jonë do te ballafaqohet me probleme të mëdha financiare e që do të pamundësojnë kryerjen e shërbimit te largimit te mbeturinave”, thuhet tutje në kërkesën e kompanisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme