Kompania serbe rrënon muret e Kalasë së Novobërdës

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Muret e Kalasë së Artanës kanë filluar të rrënohen nga një eskavator.

Video që është postuar nga faqja, “Muzeu Skënderaj” është shpërndarë më të madhe nga mediat, shkruan lajmi.net.

Aty shihet një eskavator teksa rrënon muret e kësaj kalaje.

Në njoftim thuhet se megjithëse ishte urdhëruar ndalimi i punimeve në Kala, ato kanë filluar nga kompania serbe.

Njoftimi i plotë:

Në vitin 2015, UNESCO i kishte dhënë për restaurim Kalanë e Artanës kompanisë KOTO nga Beogradi. Pas një punë 3 vjeçare e cila ka kosto mbi 1 milion euro, kalaja fillon të shkatërrohet gradualisht. Pas këtij skandali rifillon restaurimi i cili ka qenë i mbikqyrur nga IKMM. Ky insitucion duke parë këtë skandal të rrënimit të mureve me eskavator nga kompania serbe, me vendim ka nderprerë të gjitha punimet. Përkunder kësaj punimet vazhdojnë ende duke mos respektuar vendimin e IKMM.

Në vitin 2015, UNESCO i kishte dhënë për restaurim Kalanë e Artanës kompanisë KOTO nga Beogradi. Pas një punë 3 vjeçare e cila ka kosto mbi 1 milion euro, kalaja fillon të shkatërrohet gradualisht si rezultat i punës jo profesionale.Instituti i Kosoovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), duke parë situaten alarmante ka dhënë urdhër për nderprerjen e të gjitha punimeve. Për më shumë shikone dhe vlersojeni vetë videon.

Gepostet von Muzeu Skenderaj am Donnerstag, 5. September 2019

Të ngjashme