Kompanitë e radio-taksive në protestë para komunës së Prishtinës, kërkojnë zbatimin e rregullores

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 12:16 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën organizimin e sindikatës së Pavarur të sektorit Privat të Kosovës, kompanitë e Radio-Taksive kanë  protestuar me rreth 50 vetura në shenjë pakënaqësie për mos zbatimin e rregullores së Auto-Taksive dhe Radio-Taksive para komunës së Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Avokat i Shoqatës, Agron Krasniqi, deklaroi se ditën e djeshme kanë dërguar kërkesë me shkrim te kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, mirëpo nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Edhe javën e kaluar edhe sot kemi pasur protestën, por fatkeqësisht nuk kemi pasur asnjë konfirmim për takim nga ana e kryetarit të komunës së Prishtinës”.

Ai tregoi arsyen e daljes në protestë, duke i adresuar tri kërkesat kryesore.

“Kërkesa e parë të ndalohet aktiviteti i radio taksive ilegale, janë nëntë radio taksi të cilat janë pjesë e shoqatës me 1000 punëtorë të cilët funksionojnë me dhjetë leje e funksionon me 50 vetura kjo është duke ju shkaktuar humbje radio taksive”.

“…kërkesa e dytë ka të bëjë me licencimin e kompanive të tjera, pa një rregullore të komunës do të shkaktonte mbyllje të disa aktivitete të kompanive, kërkesa e tretë ka të bëjë me një rregullore e cila asnjëherë nuk ka kaluar në Kuvend”.

Ai tha se në rast se nuk marrin përgjigje nga Ahmeti atëherë nga java e ardhshme, protestat do të bëhen në formë të paparalajmëruar dhe do të “ngufasin” qarkullimin e trafikut ne Prishtinë, raporton EO.

Ardit Thaqi, Pronar i “City Taksi” kërkoi një takim 5 minutësh me kryetarin Shpend Ahmeti për t’i shfaqur problemet e tyre.

Ai tha se ka kompani që janë duke punua ilegalisht. Sipas tij, nëse vazhdon ky ritëm i mospërfilljes së komunës, protestat ditëve në vijimi do të jenë më të ashpra.

“Vetëm me ashpërsim protestash, mendoj se do të dëgjohet zëri ynë”.

Sipas tij, as inspektorati i komunë nuk është duke e kryer punën e tij.

Të ngjashme