Kompanitë prestigjioze nga 15 qershori paralajmërojnë fluturime nga aeroporti ‘Adem Jashari’

Prishtinë | 13 Qer 2020 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Kompanitë prestigjioze nga 15 qershori paralajmërojnë fluturime nga aeroporti ‘Adem Jashari’

Sipas një vendimi të Qeverisë Kurti të datës 13 mars për ndërmarrjen e masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19 në Kosovës, me datën 17 mars ka hyrë në fuqi ndërprerja e përkohshme e të gjitha fluturimeve në ANP “Adem Jashari”, shkruan Gazeta Metro.

Janë bërë gati tre muaj që nga ndërprerja e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, qytetarët të shumtë kanë mbetur jashtë Kosovës dhe shumë prej tyre që gjendjen brenda Kosovës nuk munden të udhëtojnë drejt botës.

Por, kompanitë e ajrore prestigjioze që operojnë në Aeroportin e Prishtinës kanë paralajmëruar fluturime prej 15 qershorit 2020.

Mirëpo ende ka shume paqartësi sepse nuk ka edhe më tutje një qëndrim zyrtar të autoriteteve në Kosovë, nëse fluturimet do të mund të realizohen si janë paralajmëruar.

Përndryshe udhëtimet me autobus janë duke u realizuar edhe pse ato do të mund të konsideroheshin si shumë më të rrezikshme për arsye të kohëzgjatjes së rrugës dhe kontaktit të shumtë që mund të realizohet nëpër stacionet e pushimit.

Kujtojmë se lejimi i fluturimeve varet shumë për Kosovën, pasi ekonomia vendore varet shumë nga diaspora kosovare që jetojnë nëpër vendet e botës e shumë prej tyre zgjedhin të vijnë me aeroplanë drejtë Kosovës.

Në stinën e verës drejt Kosovës brenda një muaji arrijnë me dhjetëra aeroplan në baza ditore.

Të ngjashme