Kompleksi i familjes Jashari në pritje të ndërhyrjes së shtetit

Prishtinë | 01 Shk 2018 | 09:12 | Nga

Kompleksi i familjes Jashari në Prekaz tash e sa vite është në rrezik. Për këtë analisti Jusuf Thaçi ka nisur një peticion online, përmes të cilit i kërkon Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë veprime urgjente për shpëtimin e Kompleksit Memorial nga rreziqet aktuale, e po ashtu kërkon që të hartohet projekti për konservimin dhe mbrojtjen e duhur afatgjatë të këtij institucioni. Por autoritetet shtetërore kanë thënë se ndërhyrja është peng i ndryshimit të Ligjit të ri për menaxhimin e memorialeve.

Deri më tani këtij peticioni, i cili mban titullin “Ta shpëtojmë Kompleksin e Familjes Jashari” i janë përgjigjur mbi 2 mijë e 500 persona. Thaçi ka bërë të ditur se nuk ka një numër të caktuar të nënshkrimeve që synon ta mbledhë, por që do të presë edhe pak ditë e më pas ta dërgojë kërkesën në zyrat e Qeverisë së Kosovës.

Kompleksi memorial “Adem Jashari” përveç shtëpive të shndërruara në muze, përfshin edhe të gjitha varret e të rënëve në luftë të familjes Jashari. Duke marrë parasysh domosdoshmërinë e vënies në mbrojtje të kësaj zone me interes të veçantë, Kuvendi i Kosovës në vitin 2001 miratoi edhe Ligjin për shpalljen e kompleksit përkujtimor “Adem Jashari” zonë me interes të veçantë nacional

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme