Kompozitori Fahri Beqiri varroset sot në orën 17:00

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Kompozitori i njohur shqiptar, Fahri Beqiri, do të varroset sot në orën 17:00.

Ndërkohë kanë nisur homazhet për të ndjerin në Teatrin Kombëtar në kryeqytet.

Beqiri ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur, muzikanti Ylber Asllanaj,  në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

“Pusho në paqe prof.Fahri Do të të kujtojmë me respekt e dashuri për aq sa t’jemi edhe ne!”, ka shkruar Asllanaj.

Të ngjashme