Komuna e Deçanit ka paralajmëruar gjoba për ata që ndotin ambientin

Deçan | 08 Tet 2020 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i komunës së Deçanit, Sami Cacaj, mbajti një takim më Drejtorin e Inspeksionit  Halil Tolaj ,më bashkëpunëtorë si dhe Drejtorin e N.P.L. ,,Higjiena ‘’ Kastriot Hulaj.

Ndonëse është duke u punuar çdo ditë që të ruajmë ambientin dhe ta mbajmë të pastër në vazhdimësi faktori njeri ndikon në krijimin e deponive ilegale dhe hedhje të mbeturinave vend e pa vend, ky ishte shqetësimi i z. Hulaj dhe Inspektorëve komunal drejtuar nënkryetarit z.Cacaj, duke shtuar se ndërmarrja në fjalë në vazhdimësi është duke ber pastrimin e deponive të krijuara  largimin e mbeturinave në qytet çdo dit ndërsa në të gjitha fshatrat sipas orarit të caktuar 4 here në muaj por mungon vetëdijesimi i qytetarëve.

Ndonëse bashkëpunimi më Drejtorin e Inspeksionit ,nuk ka munguar asnjëherë nënkryetari Cacaj, kërkoi që të rritet edhe më tepër ky bashkëpunim më këtë dikaster mjafte të rëndësishëm dhe të  vazhdohet shqiptimi i gjobave mandatorë  për secilin qytetar apo biznes që ndotë ambientin të marr edhe dënimin e merituar e kjo do të behët duke shtuar edhe më tepër efikasitetin në punë dhe daljen në terren .Në ketë takim të gjithë u dakorduan  që të punojnë ngushte mes vete dhe të arrin qëllimin e duhur për ,,Deçanin Ekologjik’’ dhe të pastër , pa mbeturina dhe deponi ilegale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme