Komuna e Fushë-Kosovës ndan 400 mijë euro për luftimin e Coronavirusit

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi Komunal i Fushë-Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e rregullt ku janë shqyrtuar disa pika të rëndësishme e në veçanti gjendja e përgjithshme shëndetësore dhe masat që janë duke u marr për parandalimin e pandemisë Coronavirus.

Me këtë rast Kuvendi Komunal aprovoi në total në vlerë prej 404.000 euro për të gjitha masat që do të ndërmerren .

Kjo është komunikata e plotë:

Është mbajtur mbledhja e kuvendit komunal në të cilën janë shqyrtuar disa pika të rëndësishme, në mesin e tyre veçojmë: Gjendja e përgjithshme shëndetësore dhe masat që janë duke u marr për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Kuvendi aprovoi masat e marrura dhe miratoi disa nga propozimet që do të realizohen në ditët dhe javët e ardhshme.

Kuvendi komunal aprovoi në total shumën në vlerë prej 404.000 euro për të gjitha masat që do të ndërmerren.

Në kuadër të këtyre masave është paraparë dezinfektimi i rrugëve në gjithë territorin e komunës së Fushë-Kosovës, dezinfektimi i të gjitha hyrjeve të objekteve kolektive dhe atyre publike si dhe furnizimi i QKMF-së me material mjekësor dhe pajisje mbrojtëse. Pjesë e këtyre masave është edhe sigurimi i ushqimeve për familjet e cenueshme.

Të gjitha masat e deritashme janë kuptuar mirë nga qytetarët dhe falë kujdesit dhe vigjilencës së tyre, Fushë-Kosova deri më tani nuk ka asnjë rast të prekur nga COVID-19.

U bëhet thirrje qytetarëve që të vazhdojnë mbështetjen e tyre në këto institucione që po e mbajnë nën kontrollë gjendjen, e ato janë: Komuna, Stacioni i Policisë, QKMF “Fatmir Krasniqi”, Kompania “Pastrimi”, Ujësjellësi Rajonal si dhe disa shoqata, biznese e donatorë e që së bashku po vazhdojmë që të jemi pranë qytetarëve dhe ta mposhtim pandeminë që është përhapur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme