Komuna e Graçanicës i bashkohet fushatës së KREK-ut

Prishtinë | 23 Shk 2017 | 17:24 | Nga

Një delegacion i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK), i kryesuar nga Avdullah Hasani, ka vizituar sot Komunën e Graçanicës ku janë pritur nga kryetari i Komunës, Vladeta Kostiq.

Në këtë takim u diskutua për fillimin e angazhimeve të përbashkëta në interes të reformimit të administratës komunale dhe përfshirjen më të madhe në të të gjeneratës së re.

Me këtë rast kryetari Kostiq e siguroi kryetarin Hasani se edhe Komuna e Graçanicës do t’i bashkohet fushatës “Rinia në administratë, fuqi për të ardhmen” dhe do të participojë që objektivat e kësaj fushate të realizohen.

Hasani e falënderoi kryetarin e Graçanicës për qasjen e tij konstruktive ndaj rinisë dhe e garantoi atë se do të bashkëpunojë ngushtë për realizimin e suksesshëm të kësaj fushate me interes për vendin.

Hasani po ashtu tha se të rinjtë duke mos i ndarë në komunitete e duan bashkëjetesën në Kosovë dhe nuk jetojnë me idetë e së kaluarës, jetojnë pa komplekse dhe me një interes të veçantë të bashkëpunimit mesë tyre.

Komuna e Graçanicës dhe Zyra e Rinisë Evropiane të Kosovës gjatë një viti do të punojnë bashkë për realizimin e qëllimeve të kësaj kampanje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme