Komuna e Kamenicës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Edhe Komuna e Kamenicës iu ka bashkuar komunave të ndryshme të Kosovës që tashmë e kanë ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në festat e fundvitit.

Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati ka njoftuar se ky vendim ka ardhur pas diskutimeve të vazhdueshme me qytetarët. Mjetet piroteknike, sipas tij, do të ndalohen veçanarisht në rrugë e sheshe.

Njoftimi i plotë:

Pas diskutimeve të vazhdueshme me qytetarë ramë dakord që në vendet publike, veçanërisht në rrugë dhe sheshe mos të lejohet përdorimi i mjeteve piroteknike, për shkak të sigurisë së qytetarëve e fëmijëve.

I bëj apel të gjithë qytetarëve që mos t’i përdorin mjetet piroteknike në vendet publike në mënyrë që ta kalojmë këtë vit pa pasur lëndime e pasoja. Të gjithë ata që nuk do e zbatojnë këtë urdhëresë, do të pasojnë gjobat nga 10 deri në 100 euro.

Festoni pa e rrezikuar jetën e askujt!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme