Komuna e Kamenicës vlerësohet shembull për largimin e deponive ilegale

Kamenicë | 14 Nën 2018 | 15:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë pastrimit në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” në Shipashnicë të komunës së Kamenicës, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, tha se do të vazhdojnë deri në fund të aksionit, më 15 dhjetor, që ta vazhdojnë heqjen e deponive ilegale dhe pastrimin e hapësirave me mbeturina.

“Kamenica është një nga komunat që nga 15 shtatori nuk e ka ndalur aktivitetin e pastrimit të vendit. Vetë angazhimi i sotëm në këtë hapësirë tregon se rrugët, brezet rrugore, sheshet dhe vendet tjera janë të pastruara dhe kjo mund të shihet edhe në periudhën para 15 shtatorit dhe tani. Tashmë komuna paska hyrë në një fazë të re, të largimit të deponive sikur kjo, që për vite të tëra është përdorur për të hedhur mbeturinat. U njoftuam se banorët po furnizohen me konteinerë dhe kjo deponi nuk do jetë e nevojshme për ta”.

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, ka thënë se aktualisht zona 10 e Kamenicës po pastrohet, duke vlerësuar se heqja e mbeturinave është promovim i vlerave dhe kulturës, raporton Ekonomia Online.

“Kamenica është e specifikume në 17 zona në territorin e vet dhe tash jemi në zonën e 10-të. Ne jemi ndër komunat që aktivisht dhe pa ndërprerë jemi duke e përkrahë thirrjen për pastrimin e deponive”.

Besnik Shabiu, nga organizata “Let’s Do It Kosova”, tha se Komuna e Kamenicës është një shembull për të gjitha komunat, për vullnetin e treguar në heqjen e mbeturinave gjatë gjithë kësaj periudhe, prej kur ka filluar aksioni i pastrimit më 15 shtator, raporton EO.

“Është shembull që duhet të ndiqet nga të gjitha komunat. I jemi afruar numrit prej 500 deponive ilegale të mbeturinave të larguara. E mira është se fushata gjithandej Kosovës është duke vazhdu me intensitet. Ky lloj bashkëpunimi është mesazhi më i mirë se Kosova do të pastrohet”.

“Kur të përfundojë ky aksion më 15 dhjetor nuk do të flitet më për deponi ilegale të mbeturinave por do vazhdojmë që këto hapësira të vazhdojmë t’i mirëmbajmë të gjithë së bashku”.

Image may contain: one or more people, people standing, tree, sky, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, people standing, sky and outdoor

Image may contain: 4 people, people standing, sky, outdoor and natureImage may contain: 3 people, people standing, sky and outdoorImage may contain: 2 people, sky, tree, outdoor and nature

Image may contain: 2 people, people standing, beard and outdoorImage may contain: 3 people, people standing, tree, sky, beard and outdoor

Image may contain: one or more people, child, shoes, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

Image may contain: one or more people, child, tree, outdoor and nature

Image may contain: 2 people, people standing and outdoor

Image may contain: one or more people and outdoorImage may contain: 2 people, people standing, child and outdoor

Image may contain: 1 person, standing, crowd and outdoor

Image may contain: 3 people, people standing and outdoorImage may contain: 1 person, standing, tree, child, plant, outdoor and natureImage may contain: 2 people, people smiling, people standing, child and outdoor

Image may contain: one or more people, tree, plant, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, tree, child, outdoor and nature

Image may contain: 1 person, child and outdoorImage may contain: one or more people and outdoorImage may contain: 1 person, standing, child, sky, tree, outdoor and natureImage may contain: one or more people, people playing sports, sky, tree, child, shoes, grass, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, sky, tree, outdoor and nature

Të ngjashme