Komuna e Lipjanit dënon vjedhjen e kapakëve të pusetave në disa rrugë

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditëve të fundit në Lipjan dhe fshatra përreth, persona të paidentifikuar po i vjedhin kapakët e pusetave të rrjetit të kanalizimit dhe ujërave atmosferik. Po ashtu muaj më parë kjo komunë është përballur edhe me dëmtim të drunjve dekorativ nga persona të pandërgjegjshëm. Komuna ka dënuar këto dukuri negative të cilat po përsëriten nga e kaluara.

“Komuna e Lipjanit shpreh shqetësimin me rastin e dëmtimit dhe marrjen e kapakëve të ujëmbledhësve që po ndodhin në disa rrugë të qytetit nga personat e papërgjegjshëm. Rasti i fundit ka ndodhur në rrugën prej udhëkryqit Gllogovc-Rubovc deri te stadioni i qytetit ku janë dëmtuar dhe janë marrë dhjetra kapak të ujëmbledhësve. Komuna apelon tek të gjithë qytetarët që të lajmërojnë në organet kompetente të gjithë dukurit negative sikurse ky rasti fundit sepse po dëmtohet edhe infrastruktura rrugore”, thuhet në reagimin e Komunës.

Të ngjashme